VIDEO: Një mbrojtës nderon Juventusin në pjesën e parë ndaj Frosinone
Juventus e ka mbyllur në avantazh 0-1 pjesën e parë ndaj Frosinone, sfidë e vlefshme për javën e parë në Serie A. Një dominim total i bardhezinjve nga minuta e parë deri në fund të pjesës së parë. Në minutën e 17-të, ishte Gleison Bremer që dha sinjalet e para, duke goditur me kokë pas një krosimi në zonë, por gjuajtja e brazilianit shkon ngjitur me shtyllën e majtë. Në minutën e 22-të, Bremer tregohet i saktë këtë herë, duke shënuar me kokë, pas krosimit të Francisco Conceicao në zonë. Duke përfituar edhe nga dalja jo e studiuar mirë e portierit kundërshtar, Bremer nuk fali këtë herë. SHIKOGOLIN Në minutën e 42-të, Juventus iu afrua golit të dytë por goditja e Pierre Kalulu u përplas...
Burimi:
telesport.al