Katër shtete, gjashtë shfaqje dhe një skenë – KU-Fest, nis fuqishëm më 31 gusht

Katër shtete, gjashtë shfaqje dhe një skenë – KU-Fest, nis fuqishëm më 31 gusht

Edhe sivjet Kumanova do të jetë në qendër të jetës teatrore dhe kulturore me edicionin e tretë të Festivalit Ballkanik të Teatrit KU-FEST, i cili do të mbahet nga 31 gushti deri më 5 shtator. Përgjatë gjashtë ditëve, publiku do të ketë mundësi të ndjekë gjashtë shfaqje teatrale nga katër shtete pjesëmarrëse: Maqedonia e Veriut, Kosova, Bullgaria dhe Serbia. Festivali synon të krijojë një hapësirë të përbashkët për artistët e skenës, shkëmbimin kulturor dhe promovimin e teatrit bashkëkohor në rajon. Edicioni i tretë i KU-FEST sjell një program të pasur, i cili përveç shfaqjeve teatrale do të përfshijë edhe dy mbrëmje muzikore, duke e shndërruar festivalin në një festë të artit dhe kulturës. Një nga aktivitetet e veçanta të këtij edicioni është ligjërata për fëmijë...