Në përvjetorin e lindjes, kujtohet legjenda italiane Giuseppe Meazza
Më 23 gusht kujtohet lindja e Giuseppe “Peppino” Meazzas, një prej futbollistëve më të mëdhenj në historinë e futbollit italian. I lindur më 23 gusht 1910 në Milano, Meazza u bë legjendë e Interit, duke shënuar 242 gola në 365 paraqitje me klubin. Ai gjithashtu udhëhoqi Kombëtaren e Italisë drejt fitimit të dy Kupave të Botës, në vitet 1934 dhe 1938. I njohur për teknikën, elegancën dhe aftësitë e tij të jashtëzakonshme në fushë, Meazza mbetet një nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror. Ai vdiq më 21 gusht 1979, ndërsa emri i tij vazhdon të kujtohet si simbol i historisë së futbollit italian./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com