Riaktivizohet zjarri në Pishporo, flakët përhapen pranë grykëderdhjes së Vjosës
Zjarri që ra ditën e djeshme në zonën e Pishporos, pranë grykëderdhjes së Vjosës, është riaktivizuar sërish. Flakët janë përhapur në zonën e prekur nga zjarri, ndërsa situata vijon të jetë problematike për shkak të terrenit të vështirë dhe erës, e cila favorizon përhapjen e flakëve. Në zonë po punohet për vënien nën kontroll të situatës, ndërsa ndërhyrja po kryhet edhe nga ajri. Autoritetet dhe strukturat e emergjencave vijojnë ndërhyrjen për izolimin e vatrave dhe shuarjen e zjarrit.
Burimi:
gijotina.com