Sezoni i ri politik, PS në Pogradec! Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

Sezoni i ri politik, PS në Pogradec! Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

Edi Rama POGRADEC-Ka filluar takimi i kryeministrit Edi Rama me drejtuesit politikë të qarqeve. Mbledhja po zhvillohet në ambientet e vilës qeveritare në Pogradec. Drejtuesit politikë të qarqeve do të raportojnë mbi situatën në zonën që mbulojnë. Ndërsa ditën e nesërme (të hënën 24 gusht) Rama do të takojë ministrat. Secili nga ministrat e kabinetit qeveritar pritet të paraqesë prioritetet e vitit të ri politik. Fjalën hapëse do ta mbajë vetë kryeministri Rama. Drejtuesit politikë do të diskutojnë mbi dokumentet e reja “Besa” dhe “Prania Besnike”. Dokumentet u prezantuan nga vetë kreu i qeverisë në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të PS-së dhe kabinetit qeveritar, 24 korrik. Gjatë takimit pritet të diskutohen propozimet e përfshira në këto dokumente, me synim vijimesin e punës për një...