No Image Available

Sezoni i ri politik! Rama mbledh sot në Pogradec drejtuesit politikë, nesër takim me ministrat

POGRADEC-Partia Socialiste mban sot një takim të rëndësishëm në prag të sezonit të ri politik. Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë dy ditë takime në Pogradec me drejtuesit politikë të qarqeve dhe ministrat. Sot në orën 11:30 në ambientet e vilës qeveritare kreu i qeverisë do të zhvillojë mbledhjen me drejtuesit politikë të qarqeve, të cilët të raportojë mbi situatën në zonën që mbulojnë. Ndërsa ditën e nesërme (të hënën 24 gusht) do të takojë ministrat. Secili nga ministrat e kabinetit qeveritar pritet të paraqesë prioritetet e vitit të ri politik.