Rama mbledh sot drejtuesit kyç të PS-së në Pogradec, në tryezë 12 qarqet dhe krerët e komisioneve
Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë këtë të diel ministrat e kabinetit të tij qeveritar në një takimin dyditor informal në qytetin e Pogradecit, duke shënuar kështu nisjen zyrtare të sezonit të ri politik pas pushimeve verore. Gjatë ditës së sotme dhe të hënës, anëtarët e kabinetit pritet të raportojnë mbi punën e realizuar deri më tani, si dhe të paraqesin objektivat dhe prioritetet kryesore për vitin e dytë të mandatit të katërt qeverisës. Mbledhje të këtij formati informal në fillim të çdo sezoni politik janë kthyer tashmë në një traditë të përvitshme për kryeministrin Rama. Pas përfundimit të këtij takimi pune në Pogradec, kreu i qeverisë pritet të mbledhë në ditët e para të shtatorit edhe Asamblenë e Partisë Socialiste. Ky forum politik përdoret...
Burimi:
gijotina.com