Kontrabandë gazi kinez në BE, shitej në Itali, SPAK “filtër” pasurive të 9 të huajve
Hetimi i nisur nga një prokurori në Itali, mbi një grup kriminal që kontrabandonte gaz të ftohtë kinez, që gjen përdorim tek frigoriferët dhe kondicionerët, ka përfshirë edhe SPAK. Në zbatim të një letër-porosie të palës italiane, të pranuar nga GJKKO, SPAK duhet të identifikojë dhe filtrojë pasuritë dhe llogaritë bankare në Shqipëri të 9 shtetasve të huaj, të dyshuar si anëtarë të grupit kriminal. SPAK ka vënë në shënjestër pasuritë e luajtshme e të paluajtshme dhe llogaritë bankare të 9 shtetasve të huaj në Shqipëri dhe 7 kompanive tregtare, me kërkesë të drejtësisë italiane. Përmes një letër porosie, nga prokuroria e Torre Annunziata në Itali, hetuesit italianë kanë kërkuar gjurmimin dhe verifikimin e të dhënave financiare për 5 italianë, 3 bullgarë dhe një ukrainas....
Burimi:
javanews.al