Thellohet tragjedia në Manëz! Ndërron jetë në spital 16-vjeçari Klevis Dervishi, shkon në 4 numri i viktimave

Thellohet tragjedia në Manëz! Ndërron jetë në spital 16-vjeçari Klevis Dervishi, shkon në 4 numri i viktimave

Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik të ndodhur disa ditë më parë në Manëz të Durrësit. Klevis Dervishi, një prej personave që kishte mbetur i plagosur rëndë, ka ndërruar jetë, duke e çuar në katër numrin e viktimave. 16-vjeçari ndodhej i shtruar në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë, por nuk ka mundur dot t’u mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë katër ditë pas aksidentit tragjik. Në aksident humbën jetën edhe Kleo Vrioni, 25 vjeç, bashkëshortja e tij italiane Sara Brugnatelli, 26 vjeçe, si dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri. 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri Ngjarja ndodhi rreth orës 02:22, teksa pesë të rinjtë po ktheheshin nga një klub nate në Maminas dhe po udhëtonin në drejtim të Katundit të Ri. Automjeti humbi kontrollin në një kthesë, u...