Ngjarje e rëndë në Greqi, gjenden të ekzekutuar me armë zjarri burri dhe gruaja nga Shqipëria

Ngjarje e rëndë në Greqi, gjenden të ekzekutuar me armë zjarri burri dhe gruaja nga Shqipëria

Një burrë dhe një grua me origjinë shqiptare janë gjetur të pajetë mëngjesin e së dielës (23 gusht) në hyrje të një pallati në Nea Smyrni të Athinës, me plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Autoritetet greke dyshojnë se bëhet fjalë për një rast vrasje të ndjekur nga vetëvrasja, raporton Protothema. Sipas informacioneve të fundit, burri dyshohet se kishte pritur 45-vjeçaren shqiptare jashtë ndërtesës, në rrugën Grigoriou Kydonia, duke pritur që ajo të dilte. Më pas, ai e qëlloi disa herë me armë zjarri, duke e lënë të vdekur, dhe më pas kreu vetëvrasje. Vajza e 45-vjeçares jeton në këtë pallat, një fakt që po shqyrtohet nga policia në përpjekje për të rindërtuar lëvizjet e gruas para ngjarjes. Nga informacionet paraprake, rezulton se burri dhe gruaja...