Sot dita e 85-të, qytetarët protestojnë kundër Ramës dhe qeverisë: Dorëheqje e menjëhershme dhe qeveri tranzitore
Sot shënohet dita e 85-të e revoltës qytetare, ku qytetarë të shumtë do të grumbullohen sërish për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e kursit politik në vend. Grumbullimi i qytetarëve nis në sheshin “Skënderbej”, nga ku protestuesit më pas nisin në marshim drejt Kryeministrisë. Pas mbërritjes përpara godinës së Kryeministrisë, nisin fjalimet, ku qytetarë të shumtë shprehin shqetësimet e tyre dhe pakënaqësitë ndaj qeverisë. Kërkesa kryesore dhe e panegociueshme e protestuesve është dorëheqja e Edi Ramës. Ata kërkojnë gjithashtu krijimin e një qeverie tranzitore me mandat 12-mujor, e cila duhet të përgatisë vendin për zhvillimin e zgjedhjeve. Protestuesit kërkojnë gjithashtu anulimin e disa ligjeve, të cilat i konsiderojnë si të dëmshme dhe në kundërshtim me interesat e qytetarëve shqiptarë. Qytetarët kanë...
Burimi:
gijotina.com