Trump kritikon Kanadanë për tarifat: Duan përfitimet e të qenit shtet, pa qenë i tillë!
Presidenti amerikan Donald Trump të dielën kritikoi Kanadanë lidhur me tarifat dhe përsëriti kritikat e tij ndaj marrëdhënieve të Otavës me Uashingtonin. “Kanadaja dëshiron përfitimet e të qenit një shtet, pa qenë e tillë!!!”, shkroi Trump në Truth Social. Ai gjithashtu akuzoi Kanadanë për vendosjen e tarifave të larta ndaj produkteve bujqësore amerikane, duke thënë: “Ata gjithashtu u kanë ngarkuar fermerëve tanë të mëdhenj, për shumë vite, shuma masive tarifash. Jo më!!!” Komentet u bënë në mes të një mosmarrëveshjeje tregtare në vazhdim mes dy vendeve. Më herët, kryeministri kanadez Mark Carney akuzoi SHBA-në se po përdor tarifat e reja për ta “dëmtuar dhe përçarë” Kanadanë, duke i cilësuar masat si “një llogaritje të gabuar” dhe duke u zotuar për kundërpërgjigje dollar për dollar, duke...
Burimi:
syri.net