Tmerr në avion, laptopi i pasagjerit merr flakë gjatë fluturimit, piloti detyrohet të bëjë ulje emergjente

Tmerr në avion, laptopi i pasagjerit merr flakë gjatë fluturimit, piloti detyrohet të bëjë ulje emergjente

Një incident alarmues është shënuar në një fluturim të American Airlines, pasi një laptop i një pasagjeri mori flakë brenda kabinës. Ngjarja ndodhi në fluturimin 2398, i cili ishte nisur nga Atlanta drejt aeroportit ndërkombëtar të Dallasit, me 133 persona në bord. Piloti njoftoi kontrollin ajror se kishte rënë zjarr në pjesën e pasme të avionit dhe se stjuardesat po përpiqeshin ta shuanin. Fillimisht u raportua se rreth katër ose pesë pasagjerë mund të kishin pësuar djegie nga laptopi, por ky informacion nuk u konfirmua më vonë. Avioni u ul në mënyrë të sigurt në Dallas. Sipas autoriteteve të aeroportit, vetëm një pasagjer mori ndihmë mjekësore dhe më pas u largua, pa pasur nevojë për shtrim në spital. Kompania ajrore vlerësoi reagimin e shpejtë dhe...