Tërmeti në Japoni, rritet numri i të plagosurve në 37 persona

Tërmeti në Japoni, rritet numri i të plagosurve në 37 persona

Një tërmet me magnitudë 5.9 ballë goditi Japoninë lindore, përfshirë zonën e Tokios, të dielën në mëngjes, duke shkaktuar të paktën 37 të plagosur. Shumica e tyre kanë marrë dëmtime të lehta, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se nuk ka rrezik për cunami. Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, epiqendra e tërmetit ndodhej në pjesën jugore të prefekturës Ibaraki, në një thellësi prej rreth 70 kilometrash. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së e vlerësoi magnitudën në 5.8 ballë. Të plagosurit janë raportuar në pesë prefektura: 15 në Tokio, nëntë në Saitama, tetë në Kanagawa, katër në Chiba dhe një në Ibaraki. Sipas autoriteteve, pjesa më e madhe e personave u lënduan pasi ranë nga shtrati ose u përplasën me mobilje dhe dyer, pasi lëkundjet i kapën në...