AXHENDA, Rama mbledh drejtuesit e PS-së në Pogradec, çfarë pritet të diskutohet

AXHENDA, Rama mbledh drejtuesit e PS-së në Pogradec, çfarë pritet të diskutohet

Në orën 11:30 do të nisin punimet e retreat-it të kërkuar nga kryeministri Edi Rama, në Vilën Qeveritare në Pogradec. Fjalën hapëse do ta mbajë vetë kryeministri Rama, në një fjalim që pritet të zgjasë rreth një orë. Më pas, drejtuesit politikë do të diskutojnë mbi dokumentet e reja “Besa” dhe “Prania Besnike”. Pas drekës, Jonida Shehu do të prezantojë platformën për vlerësimin e aktivitetit mediatik. Punimet e ditës do të mbyllen sërish me fjalën e kryeministrit Rama. Në mbrëmje, Rama, drejtuesit politikë, kryetarët e komisioneve parlamentare dhe ministrat do të darkojnë së bashku në një prej hoteleve në Tushemisht. Ndërkohë, zona e juglindjes së vendit është përfshirë nga masa të rrepta sigurie, të cilat do të jenë në fuqi gjatë këtyre dy ditëve. /vizionplus.tv