Gjykata amerikane rrëzon vendimi e Trumpit për pezullimin e vizave për 75 vende, mes tyre Shqipëria dhe Kosova
Një gjykatë federale në New York ka rrëzuar politikën e administratës së presidentit Donald Trump për pezullimin e përpunimit dhe lëshimit të vizave imigruese për shtetasit e 75 vendeve, mes tyre Shqipëria dhe Kosova. Sipas Reuters, gjyqtarja federale Jeannette Vargas e ka cilësuar politikën si të paligjshme dhe ka vlerësuar se Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka tejkaluar kompetencat e tij ligjore. Gjykata ka arsyetuar se vendosja e kufizimeve vetëm mbi bazën e shtetësisë nuk është në përputhje me ligjin federal amerikan të emigracionit. Masa e Departamentit amerikan të Shtetit ishte vendosur më 21 janar 2026 dhe prekte aplikantët që synonin të emigronin në Shtetet e Bashkuara. Në listë, përveç Shqipërisë dhe Kosovës, ishin edhe vende të tjera të rajonit, përfshirë Bosnjë e Hercegovinën,...
Burimi:
vizionplus.tv