Goditi gazetarin Qyno me telefon, Gjykata jep dy masa sigurimi për të ‘fortën’ Rosela Nallbati

Goditi gazetarin Qyno me telefon, Gjykata jep dy masa sigurimi për të ‘fortën’ Rosela Nallbati

Gjykata e Tiranës, ka caktuar 2 masa sigurimi personale ndaj Rozalinda alias Rosela Nallbatit, e cila tashmë është vënë nën hetim penal nga prokuroria e kryeqytetit, për akuzën e “Goditjes për shkak të detyrës”, ndaj gazetarit investigativ të Kronikës së Zezë, Elton Qyno.Dy masat e sigurisë “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për tu paraqitur tek Oficeri i Policisë Gjyqësore”, janë marë në mungesë të Rozalinda Nallbatit, pasi kjo e fundit që prej datës 30 Korrik 2026, është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, por deri në këto momente nuk është gjendur.   Pavarësisht kontrolleve të strukturave policore dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) në Elbasan dhe Tiranë, Rozalinda Nallbati nuk është arritur të lokalizohet, pasi prej 24 ditësh vijon ti fshihet...