U shua edhe 16-vjeçari/ Tragjedia e Manëzës thellohet, shkon në 4 numri i viktimave
Nuk ia doli as 16-vjeçari Klevis Dervishi. Tragjedia e rëndë e Manëzës merr një tjetër jetë, duke e çuar në katër numrin e viktimave. I mituri, i cili luftonte prej ditësh për jetën në Spitalin e Traumës, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda të marra në aksidentin tragjik të 19 gushtit. Në përplasjen fatale humbën jetën në vend Kleo Vrioni, 25 vjeç, bashkëshortja e tij italiane Sara Brugentelli, 26 vjeçe, si dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri. Detaji që e bëri edhe më të dhimbshme ngjarjen ishte fakti se Kleo dhe Sara ishin martuar vetëm pak ditë para aksidentit. Udhëtimi i tyre përfundoi në tragjedi pasi automjeti doli nga kontrolli dhe u përplas me një strukturë betoni. Katër të rinj të vdekur. Dy prej...
Burimi:
ntv.al