Thellohet tragjedia e Manzës, shkon në 4 numri i të vdekurve, ndërron jetë në spital edhe 16-vjeçari
Ka ndërruar jetë edhe Klevis Dervishi 16 vjec, një prej personave që mbeti i plagosur në aksidentin tragjik të ndodhur disa ditë më parë në rrugën dytësore të Manzës. Me vdekjen e tij, shkon në katër numri i viktimave të aksidentit, ku humbën jetën edhe 25-vjeçari Kleo Vrioni, bashkëshortja e tij Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri. Aksidenti ndodhi rreth orës 02:30 të mëngjesit, teksa automjeti po lëvizte në drejtim të fshatit Katund i Ri. Sipas ekspertizës, automjeti drejtohej me një shpejtësi prej 114 km/orë, ndërsa drejtuesi i mjetit ishte në gjendje të dehur dhe humbi kontrollin në një kthesë, duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës. Në automjet ndodheshin pesë persona, të cilët kishin dalë për të festuar. Kleo Vrioni dhe Sara Brugentelli...
Burimi:
javanews.al