Fluks në Rrugën e Kombit! Pushuesit nga Kosova “vërshojnë” drejt bregdetit shqiptar për ditët e fundit të gushtit

Fluks në Rrugën e Kombit! Pushuesit nga Kosova “vërshojnë” drejt bregdetit shqiptar për ditët e fundit të gushtit

Rruga e Kombit po përballet me një qarkullim të shtuar automjetesh në ditët e fundit të gushtit, ndërsa shumë qytetarë nga Kosova kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar ditët e mbetura të sezonit veror. Trafiku është i dukshëm veçanërisht në segmentin nga Morini deri në Pikën e Pagesës, ku numri i automjeteve në lëvizje është rritur ndjeshëm. Për shumë prej pushuesve nga Kosova, Rruga e Kombit mbetet aksi kryesor për të mbërritur në destinacionet turistike përgjatë bregdetit shqiptar. Fluks i lartë është regjistruar edhe në pikën kufitare të Morinit, ku qindra mjete po hyjnë drejt Shqipërisë. Për përballimin e lëvizjes së shtuar të udhëtarëve dhe automjeteve, në këtë pikë kufitare po punohet me të gjitha sportelet në dispozicion. Masa të ngjashme janë marrë edhe...