Shqiptarët braktisin përfundimisht vendin, afro 900 hoqën dorë nga shtetësia në një vit

Shqiptarët braktisin përfundimisht vendin, afro 900 hoqën dorë nga shtetësia në një vit

Shqiptarët jo vetëm po largohen, por po braktisin përfundimisht vendin. Për një pasaportë evropiane apo australiane gati 900 persona hoqën dorë nga shtetësia shqiptare vitin e shkuar. Në krahasim me vitin 2024, numri i atyre që “ikin pa kthim” u rrit me 52 raste ose 6.1 për qind. “Të paktë janë shtetet të cilat të lejojnë dy nënshtetësinë. Normalisht shteti i cili të pret pretendon që të lini shtetësinë tuaj e të përfitoni atë të vendit ku jetoni. Marrja e nënshtetësinë është një procedurë e tejzgjatur dhe personat e kualifikuar kanë përparësi. Mund të shkoj ky proces deri në 7-8 vjet”, thekson Rafael Todhe, jurist në Gjermani. Përherë e më shumë shqiptarët po heqin dorë nga pasaporta e vendit të lindjes për të marrë atë të një...