Kthjellime dhe kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për ditën e sotme

Kthjellime dhe kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për ditën e sotme

Të dielën vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin. Në zonat verilindore dhe juglindore, gjatë mesditës deri në pasditë, do të ketë vranësira mesatare mbi relieve malore. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, pas orëve të pasdites, moti rikthehet i kthjellët. Reshje të dobëta dhe të izoluara në formë pikash priten vetëm në veri dhe lindje, kryesisht përgjatë zonave malore. Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare deri në 7 m/s. Në vijën bregdetare, sidomos në jugperëndim dhe zonat luginore, era do të arrijë shpejtësi deri në 15 m/s.