Projekt i madh në Bregun Perëndimor, alarmi nga Evropa: Tërhiqeni menjëherë!

Projekt i madh në Bregun Perëndimor, alarmi nga Evropa: Tërhiqeni menjëherë!

Franca, Gjermania, Britania e Madhe dhe Italia kanë dënuar planet e Izraelit për hapjen e tenderëve për ndërtimin e një projekti të madh banimi për kolonët izraelitë në Bregun Perëndimor, të njohur si “E1”. Në një deklaratë të përbashkët, katër vendet thanë se ky vendim është veçanërisht shqetësues, duke pasur parasysh situatën e rëndë në Bregun Perëndimor, dhunën e paprecedentë të kolonëve ndaj civilëve dhe kufizimet e mëdha ndaj ekonomisë palestineze. “Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Izraelit t’i tërheqë menjëherë këto plane dhe t’i japë fund zgjerimit të vendbanimeve në Bregun Perëndimor”, thuhet në deklaratë. Katër shtetet paralajmëruan gjithashtu kompanitë që të mos marrin pjesë në tenderë, pasi mund të përfshihen në veprime që përbëjnë shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare. Izraeli ka...