Mbërrin në Spitalin Rajonal të Shkodrës i plagosuri në ngjarjen e e rëndë të Pultit në Dukagjin….
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, për ngjarjen në fshatin Mgull, Njësia Administrative Pult, Dukagjin, ku dyshohet se janë vrarë me armë zjarri shtetasit Lekë Gjoni dhe Prel Gjoni, babë e bir, dhe është plagosur një shtetas tjetër, sqarojmë se:Në këto momente ka mbërritur në Spitalin Rajonal Shkodër, për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi i plagosur L. B. dhe jo A. P., siç ju informuam në informacionin paraprak.Me mbërritjen e shërbimeve të Policisë dhe të grupit hetimor në vendngjarje, si dhe pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, do t’ju informojmë përsëri.LEXONI EDHE: Ngjarje e rëndë në Pult të Dukagjnit, humbin jetën babë e bir, policia e Shkodrës jep detajet e para…Post navigation
Burimi:
sarandanews.com