EMRI/ Grabitet marketi në Durrës, autori kapet pas ndjekjes nga Policia: Shtyu punonjësen dhe mori paratë!

EMRI/ Grabitet marketi në Durrës, autori kapet pas ndjekjes nga Policia: Shtyu punonjësen dhe mori paratë!

Një market është grabitur ditën e sotme në Durrës (24 gusht). Ngjarja ndodhi pranë zonës së njohur si “ish-URT”, në lagjen 17. Autori i dyshuar, i moshës rreth 25 vjeç, ka hyrë në supermarket dhe pasi ka shtyrë me duar punonjësen e shërbimit, ka marrë nga kasa një shumë parash. I dyshuari u identifikua nga policia si Adriatik Salillari. Ai u kap menjëherë pas ngjarjes dhe është ndaluar nga policia e Durrësit, e cila po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes.