Grabitet marketi në Durrës, autori identifikohet dhe shpallet në kërkim nga Policia: Shtyu punonjësen dhe mori paratë!

Grabitet marketi në Durrës, autori identifikohet dhe shpallet në kërkim nga Policia: Shtyu punonjësen dhe mori paratë!

Një market është grabitur ditën e sotme në Durrës (24 gusht). Ngjarja ndodhi pranë zonës së njohur si “ish-URT”, në lagjen 17. Autori i dyshuar, i moshës rreth 25 vjeç, ka hyrë në supermarket dhe pasi ka shtyrë me duar punonjësen e shërbimit, ka marrë nga kasa një shumë parash. “Rreth orës 15:00, në lagjen nr. 17 në Durrës, një person ka marrë me dhunë një shumë parash nga kasa e një marketi dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, pas veprimeve të shpejta hetimore, kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar. Sipas informacionit paraprak, bëhet fjalë për shtetasin F. S., rreth 26 vjeç. Policia vijon kontrollet në zonë me qëllim lokalizimin...