“Do dështojë si Diella”/ Berisha nxjerr zbuluar “Pasqyrën” e Ramës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sërish ndaj platformës “Pasqyra Albania”, të prezantuar nga kryeministri Edi Rama pas takimit disaorësh me drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e komisioneve parlamentare. Berisha e ka cilësuar platformën si një tjetër përpjekje të kryeministrit për të mashtruar qytetarët, duke e krahasuar me projektin “Diella”, për të cilin shprehet se do të përfundojë në dështim. “Pasqyra është që tani e verbër, është një mur për të mashtruar qytetarët”, deklaroi Berisha, duke e cilësuar platformën si “mashtrimin e fundit të Ramës”. Kreu i PD-së vijoi sulmin ndaj kryeministrit, duke pretenduar se Edi Rama po përballet me një nivel të lartë pakënaqësie brenda dhe jashtë vendit. “Edi Rama, i damkosur botërisht dhe kombëtarisht… temperaturat e urrejtjes kombëtare ndaj Edi...
Burimi:
ntv.al