Pas martesës, Georgina Rodriguez birëson tre fëmijët e Cristiano Ronaldos
Georgina Rodríguez dhe Cristiano Ronaldo duket se kanë hedhur një tjetër hap të rëndësishëm për familjen e tyre, pak ditë pas martesës. Sipas raportimeve të mediave portugeze, Georgina ka adoptuar zyrtarisht tre fëmijët më të mëdhenj të Ronaldos: Cristiano Ronaldo Jr., si dhe binjakët Eva María dhe Mateo. Ky zhvillim vjen vetëm pak kohë pas martesës së çiftit, e cila u zhvillua më 11 gusht në një ceremoni intime në shtëpinë e tyre në Quinta da Marinha, në Cascais. Fëmijët patën një rol të rëndësishëm në këtë moment familjar, duke shënuar një kapitull të ri për çiftin pas rreth një dekade së bashku. Georgina ka pasur prej vitesh një marrëdhënie shumë të afërt me tre fëmijët e Ronaldos dhe i ka rritur ata së bashku...
Burimi:
vizionplus.tv