Bremer: Kam pasur një vit të vështirë, goli një motivim për këtë sezon të ri
24 Gusht 2026 11:33 Telesport Mbrojtësi brazilian Gleison Bremer, shënuesi i golit që i lejoi Juventus të kapërcente 1-0 Frosinone në javën e parë të Serie A, u përqendrua në situatën e tij personale së fundmi. “Kam pasur një vit të vështirë. Qëllimi është të kthehem në nivelin tim normal së shpejti. Shënimi i golave ka qenë gjithmonë një karakteristikë e imja dhe jam i lumtur që e kam ndihmuar ekipin, duke thyer bllokimin në një ndeshje të vështirë“, tha Bremer, “Rëndësi ka që e nisëm mbarë sezonin e ri, morëm 3 pikët në një fushë të vështirë. Kjo na jep mundësi të punojmë më të qetë këtë javë dhe të përmirësohemi më shumë për ndeshjen në fushën tonë”, tha Bremer.
Burimi:
telesport.al