Saka rikthehet te goli: Jam në formë dhe mezi e kam pritur sezonin e ri pas dëmtimit në mars

Saka rikthehet te goli: Jam në formë dhe mezi e kam pritur sezonin e ri pas dëmtimit në mars

24 Gusht 2026 12:23 Telesport Sulmuesi Bukayo Saka i ka siguruar tifozët e Arsenal se është në formë dhe po përgatitet maksimalisht për sezonin që sapo ka nisur. Ai shtoi se është në formë të mirë pas një periudhe të vështirë nga ana fizike. Saka pësoi një problem në tendinin e Akilit në mars, gjë që pengoi përfundimin e sezonit të kaluar me Arsenal dhe më pas në Kupën e Botës me Anglinë. Në ndeshjen hapëse të Premier League, ai realizoi një gol në fitoren 3-0 ndaj Coventry. “Që nga Kupa e Botës kam bërë shumë punë dhe ndihem mirë. Ishte më shumë për të balancuar kohën time të lirë dhe për të mos pasur shumë pushim. Mora shtatë ditë pushim dhe pastaj fillova të...