“Ta takoj e le të vdes”, emigranti udhëton 5 orë nga Greqia për të takuar Ramën: Të na rrojë sa malet
Halim Bufi, emigrant prej 35 vitesh në Greqi dhe mbështetës i Partisë Socialiste, ka udhëtuar posaçërisht nga Ksanthi drejt Pogradecit për të takuar kryeministrin Edi Rama. Bufi tregon se sapo ka mësuar për mbledhjen dyditore të qeverisë në Pogradec, ka nisur udhëtimin rreth 5-orësh me një qëllim të vetëm: të takojë Ramën dhe ta falënderojë për atë që ai e konsideron si kontribut ndaj emigrantëve shqiptarë në Greqi. “Kam ardhur nga Greqia të takoj Edi Ramën, t’i jap falenderimet e mia që kam si refugjat. Për ne ka bërë shumë punë, 35 vite në Greqi, për pensionet. Tani na ka dhënë lajmin se do na njihen edhe vitet e punës atje. Kam bërë 5 orë rrugë. Jam me Fatos Nanon, i nderuari Fatos Nano. Kam...
Burimi:
vizionplus.tv