Emigranti udhëton 5 orë nga Greqia për të takuar Ramën: Ta shoh njëherë udhëheqësin dhe le të vdes pastaj!

Emigranti udhëton 5 orë nga Greqia për të takuar Ramën: Ta shoh njëherë udhëheqësin dhe le të vdes pastaj!

Nuk kanë fund çuditë në Pogradec, ku mbledhja dyditore e qeverisë po shoqërohet edhe nga një tjetër “garë” për të takuar Edi Ramën. Vetëm një ditë pasi një i moshuar priti rreth pesë orë për të përqafuar kryeministrin dhe për ta falënderuar se i kishte zgjidhur hallet, këtë të hënë është shfaqur një tjetër mbështetës i zjarrtë. Bëhet fjalë për Halim Bufin, emigrant prej 35 vitesh në Greqi dhe mbështetës të Partisë Socialiste, i cili ka udhëtuar posaçërisht nga Ksanthi drejt Pogradecit. Sapo ka mësuar se Rama ndodhej në qytet për takimet e qeverisë, Bufi thotë se ka bërë rreth pesë orë rrugë për ta takuar. Dhe dëshira e tij nuk është e vogël. “Ta takoj e le të vdes”, thotë ai, ndërsa shprehet se...