Mbyllet mbledhja në Pogradec/ Rama: Reflektuam për protestat, prezanton “Pasqyrë Albania”
Edi Rama POGRADEC- Pas perfundimit të mbledhjes maratonë me ministrat në Pogradec, Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje mbi çështjet e diskutuara gjatë takimit, duke theksuar se puna e qeverisë është ndikuar edhe nga nevoja për reflektim ndaj zhvillimeve të fundit. Në një komunikim live pas largimit nga Pogradeci, Rama tha se qeveria ka konsoliduar disa prej prioriteteve për periudhën në vijim, ndërsa njoftoi një qasje të re të Partisë Socialiste në territor. “Kemi përgatitur shumëçka tanimë duke i dhënë dorën e fundit, pasi kemi punuar intensivisht edhe si reflektim i thelluar i asaj që nisi përpara sesa pushimet të ndërprisnin punën intensive të ditës”, deklaroi Rama. Kryeministri tha se gjatë punës është reflektuar edhe mbi protestat e zhvilluara në Tiranë, ndërsa veçoi ndryshimet që priten...
Burimi:
zeri.ai