E shkelmoi dy herë dhe e qëlloi me plumb në kokë, detaje nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Greqi

E shkelmoi dy herë dhe e qëlloi me plumb në kokë, detaje nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Greqi

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e 45-vjeçares shqiptare në Nea Smyrni, Greqi. Sipas të dhënave të ekzaminimit mjeko-ligjor, 45-vjeçarja është qëlluar me armë zjarri në kokë. Nga hetimet paraprake dyshohet se 48-vjeçari ka hyrë në banesë dhe e ka goditur gruan dy herë me shkelm. Më pas, kur viktima ka parë armën e drejtuar ndaj saj, ka reaguar instinktivisht duke ngritur duart në përpjekje për t’u mbrojtur. Sipas informacioneve të bëra publike, ky reagim mund të ketë bërë që autori të humbiste shënjestrën dhe të shtënën e parë. Më pas, ai dyshohet se e ka tërhequr zvarrë për rreth një metër dhe e ka qëlluar sërish në kokë, duke i shkaktuar vdekjen. Pas krimit, 48-vjeçari dyshohet se ka drejtuar armën...