“U ndava se ishte xheloz, kam frikë”/ Çfarë i rrëfeu motrës 45-vjeçarja para se të vritej

“U ndava se ishte xheloz, kam frikë”/ Çfarë i rrëfeu motrës 45-vjeçarja para se të vritej

Detaje të reja janë zbuluar për marrëdhënien mes 45-vjeçares Julieta Obzova dhe 48-vjeçarit Altin Allmuça, i cili e vrau në Nea Smyrni të Athinës dhe më pas kreu vetëvrasje. Sipas asaj që raportojnë mediat greke, 45-vjeçarja i kishte thënë së motrës se ishte ndarë për shkak të xhelozisë së tij. Po ashtu, ajo kishte deklaruar se Altin Allmuça vazhdonte të këmbëngulte për lidhjen dhe se ajo kishte frikë prej tij. Natën kur ndodhi ngjarja e rëndë, 45-vjeçarja shqiptare ishte e vetme në banesë. Vajza e saj nuk ndodhej në Athinë, pasi kishte shkuar në Agrinio së bashku me xhaxhain e saj.