Nga avioni te kështjella dhe fotoja me Macron, media franceze ‘zbërthen’ Ermal Beqirin
Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim në Francë, ndërsa drejtësia franceze shqyrton çështjen e tij në një kohë kur Shqipëria ka kërkuar ekstradimin. Media franceze “Paris-Normandie” ka publikuar detaje të reja mbi arrestimin, pasuritë e identifikuara në Francë, kërkesën e tij për t’u liruar dhe argumentet me të cilat Prokuroria franceze kërkoi vazhdimin e qëndrimit në qeli. Beqiri, 44 vjeç, përfundoi në duart e autoriteteve franceze pas fluturimit me avionin e tij të lehtë mbi centralin bërthamor të Penly, mes Dieppe dhe Le Tréport, një zonë me ndjeshmëri të lartë sigurie. Media franceze sjell edhe një detaj të pazakontë për momentin që parapriu fluturimin mbi central. Sipas saj, më 25 korrik Beqiri kishte vendosur të telefononte nënën ndërsa ndodhej në...
Burimi:
gijotina.com