Vatër zjarri në malin e Shashicës në Vlorë, era favorizon flakët, terreni i vështirë për ndërhyrje!

Vatër zjarri në malin e Shashicës në Vlorë, era favorizon flakët, terreni i vështirë për ndërhyrje!

Një vatër zjarri ka rënë mbrëmjen e sotme (25 gusht) në malin e Shashicës, mbi fshatin Kaninë të Vlorës. Forcat zjarrfikëse janë nisur drejt terrenit për ndërhyrje, ndërsa vështirësia kryesore mbetet terreni i thepisur malor. Era e fortë që po fryn në këto momente favorizon përhapjen e flakëve. Në këtë zonë ka kryesisht shkurre, por në mal ndodhen edhe disa stane me bagëti, duke shtuar shqetësimin për përhapjen e zjarrit.