Dokumenti “Top sekret 2” në dosjen e Shehollit: Plani i BIA-s për kthimin e Kosovës në “Kandahar”

Dokumenti “Top sekret 2” në dosjen e Shehollit: Plani i BIA-s për kthimin e Kosovës në “Kandahar”

Një aktakuzë voluminoze prej 80 faqesh e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka paraqitur prova dhe pretendime që, sipas Prokurorisë, dokumentojnë veprimtari destabilizuese të Shërbimit Informativ të Serbisë brenda territorit të shtetit të Kosovës. Dosja penale e përpiluar nga Prokurori i Shtetit e ngarkon të pandehurin Fatmir Sheholli me veprat penale të Spiunazhit në vazhdimësi dhe Shantazhit në vazhdimësi, duke paraqitur varg provash materiale, përgjimesh dhe komunikimesh elektronike të sekuestruara. Përtej veprimeve konkrete të ndërhyrjes në proceset zgjedhore të vendit, aktakuza veçon në faqet 55–57 një provë me peshë të veçantë: një dokument me mbishkrimin “Top sekret 2”, i zbuluar gjatë ekzaminimit të telefonit celular të sekuestruar nga i pandehuri. Këtë shkresë me karakter konfidencial, Prokuroria e trajton si dëshmi kyçe që...