Trump thotë se të gjitha minat janë hequr nga Ngushtica e Hormuzit

Trump thotë se të gjitha minat janë hequr nga Ngushtica e Hormuzit

Bota E Martë, 25 Gusht 2026 20:51 Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Marina Amerikane ka larguar ose detonuar të gjitha minat në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë ujore jetike që Irani e ka mbyllur kryesisht që nga fillimi i luftës në Lindjen e Mesme. “Irani është njoftuar se çdo anije ose varkë që vendos mina të reja do të shkatërrohet menjëherë dhe në mënyrë sistematike,” shkroi Trump në platformën e tij Truth Social. Nga ana e Iranit nuk ka pasur asnjë koment lidhur me këtë deklaratë. Mbyllja e ngushticës ka shkaktuar luhatje të mëdha në çmimin e naftës në tregjet botërore. Trump ka theksuar shpesh se SHBA-ja ka kontrollin e zonës, megjithatë Irani ka qëlluar kundër anijeve që, sipas tij, janë përpjekur...