Dokumenti sekret ”Leptiri”, plani serb ndaj Kurtit: Si synohej komprometimi dhe rekrutimi i tij në burg

Dokumenti sekret ”Leptiri”, plani serb ndaj Kurtit: Si synohej komprometimi dhe rekrutimi i tij në burg

Një dokument i vitit 2001, i emërtuar “Leptiri”, i gjetur në telefonin e Fatmir Shehollit, po shqyrtohet nga Prokuroria Speciale si dëshmi që lidhet me strukturat e atëhershme të Sigurimit Shtetëror të Serbisë (RDB). Sipas dosjes së prokurorisë, dokumenti përshkruan një plan operativ që kishte për synim komprometimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit gjatë kohës kur ai ishte i burgosur në Serbi. Në dokument përmendet përdorimi i një burimi operativ me nofkën “Leptiri”, i cili, sipas prokurorisë, do të siguronte materiale komprometuese që më pas do të përdoreshin për të ushtruar presion ndaj Kurtit me qëllim të bashkëpunimit me RDB-në. Prokuroria Speciale thotë se dokumenti është përpiluar nga strukturat e Sigurimit Shtetëror Serb dhe se një pjesë e tij është nënshkruar nga një zyrtar i...