Dosja e Shehollit/ Si shërbimi sekret serb planifikoi rekrutimin e Kurtit gjatë kohës që ishte i burgosur në Serbi

Dosja e Shehollit/ Si shërbimi sekret serb planifikoi rekrutimin e Kurtit gjatë kohës që ishte i burgosur në Serbi

Fatmir Shehollit i është gjetur edhe një dokument tjetër i nënshkruar nga një zyrtar i lartë i Sigurimit Shtetëror Serb. Prokuroria Speciale, pas analizimit të këtij dokumenti të emërtuar “Leptiri” thotë se bëhet fjalë për një dokument të vitit 2001 të përpiluar nga strukturat e Sigurimit Shtetëror Serb dhe që ka të bëjë me komprometimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit (kryeministër në detyrë i Kosovës) gjatë kohës që mbahej i burgosur në Serbi. “Nga analiza e dëshmisë, përkatësisht dokumentit të emërtuar “Leptiri”, të gjetur në telefonin e të pandehurit Fatmir Sheholli, rezulton se bëhet fjalë për një dokument i përpiluar nga struktura të Sigurimit Shtetëror të Serbisë (RDB) në vitin 2001, i cili përshkruan një plan operativ për komprometimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit gjatë...