Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj: Populli doli në shesh t’i dalë zot atdheut
Në ditën e saj të 87-të radhazi të protestës kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, qytetarët janë mbledhur sërish përpara nisjes së marshimit drejt ndërtesës së Kryeministrisë. Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Meçan Zotaj, i cili i është bashkuar qëndresës që prej ditës së tretë, deklaroi se kjo lëvizje ka thyer tabutë e politikës tradicionale në vend. Zotaj theksoi se qytetarët nuk po rreshtohen më pas simboleve partiake, por po bashkohen për shkak të interesit kombëtar dhe revoltës ndaj klasës politike. “Është rrëzuar komplet mendësia apo sindroma që një nga këto dy partidë e mëdha, PS apo PD, duhet të jenë patjetër në pushtet. Njerëzit nuk rreshtohen më në emër të partisë, por të interesit kombëtar. Populli ka dalë në shesh...
Burimi:
ntv.al