IMPLANTI QË KE NË GOJË/ A E DI ÇFARË TË KANË VENDOSUR?

IMPLANTI QË KE NË GOJË/ A E DI ÇFARË TË KANË VENDOSUR?

Implant zviceran, gjerman, korean, “premium”, garanci 10-vjeçare apo edhe të përjetshme. Tregu i implanteve dentare në Shqipëri është kthyer në një nga segmentet më të kushtueshme të stomatologjisë, ndërsa klinika të ndryshme reklamojnë publikisht marka ndërkombëtare, materiale të certifikuara dhe garanci shumëvjeçare. Por për pacientin lind një pyetje shumë më e thjeshtë: A e di realisht çfarë implanti i është vendosur në gojë? Kur një pacient paguan qindra euro për një implant, vetëm deklarata verbale se produkti është “zviceran”, “gjerman” apo “premium” nuk duhet të jetë fundi i informacionit. Produkti ka një prodhues. Ka një model. Ka dokumentacion. Ka të dhëna që duhet të mundësojnë identifikimin e tij. Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, AKBPM, është institucioni që administron Regjistrin Kombëtar të Pajisjeve Mjekësore...