Ekzekutoi 45-vjeçaren dhe veten/ Flet vajza e autorit: Ai vrau nënën e një vajze të moshës sime

Ekzekutoi 45-vjeçaren dhe veten/ Flet vajza e autorit: Ai vrau nënën e një vajze të moshës sime

Prova të reja dhe dëshmi tronditëse hedhin dritë mbi ditët e fundit para vrasjes në Athinë, duke zbuluar lëvizjet e autorit 48-vjeçar, Altin Allmuça, kërcënimet që dyshohet se i bëri para vrasjes 45-vjeçares Juljeta Obzova dhe çfarë i tha vajzës së tij pak para se të shkonte në shtëpinë e gruas. Mediat greke shkruajnë se njerëz nga rrethi familjar, si i viktimës, ashtu edhe i 48-vjeçarit, flasin për herë të parë dhe përshkruajnë momentet që i paraprinë tragjedisë, ndërsa një dialog midis autorit dhe vëllait të 45-vjeçares, pak ditë para krimit, i shton elemente të reja çështjes. Vajza e 48-vjeçarit: “Nuk mund ta injoroj faktin që ai u bë vrasës” Vajza e 48-vjeçarit është gjithashtu e shokuar. Duke folur për MEGA-n, ajo përshkroi se si, pavarësisht humbjes së...