“Ashtu ma dha truri!”- Goditi me tullë policen gjatë aksionit dhe e la pa ndjenja, i arrestuari: Isha i mërzitur se s’kisha hashash, inatin ua nxora atyre

“Ashtu ma dha truri!”- Goditi me tullë policen gjatë aksionit dhe e la pa ndjenja, i arrestuari: Isha i mërzitur se s’kisha hashash, inatin ua nxora atyre

Gjykata e Tiranës ka lënë në paraburgim të arrestuarin Vehap Tota, një 25-vjeçar nga Kamza që është arrestuar nga Policia 4 ditë më parë, (21 Gusht), pasi akuzohet se ka goditur me një tullë në shpatull punonjësen e policisë me inicialet M.D., të cilën e ka lënë pa ndjenja në oborrin e shtëpisë së tij. Në momentin e arrestimit Vehap Tota, ka pranuar autorësinë e krimit duke treguar se: “E vërtetë se unë kam qëlluar policen me tullë nga pas. Kjo ngaqë nuk kisha pirë hashash dhe isha mërzitur dhe nuk kam pasur lekë. Ashtu ma dha truri dhe ashtu bëra, kjo ka qenë arsyeja. Unë kam marrë një tullë dhe më pas e kam qëlluar policen nga pas. Po ashtu i kam kundështuar policët,...