Balla publikon mbeturinat në Spille: Do ndërhyjmë vetë, s’do presim Fisnikun
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla, ka thënë se ka marrë një ankesë nga një qytetar i Kavajës që jeton prej vitesh në diasporë, për një vendgrumbullim mbetjesh në rrugën që të çon drejt Spillesë. Pas ankesës së përcjellë përmes telefonit, Balla shkoi sot vetë në terren për të parë nga afër situatën, duke e cilësuar një problem shqetësues, veçanërisht në një aks rrugor që të çon drejt Spillesë, një prej destinacioneve turistike të zonës. Teksa ka publikuar pamje në rrjetet sociale, Balla ka nënvizuar se përgjegjësia për pastrimin dhe mirëmbajtjen e qytetit është e pushtetit vendor (Bashkisë Kavajë që është nën drejtimin e kryebashkiakut demokrat Fisnik Qosja). “Bashkia Kavajë mund të merret me çdo gjë tjetër, por vetëm me Kavajën dhe me hallet e...
Burimi:
ntv.al