“Sheikët” e Parlamentit, 700 mijë euro për deputetët në korrik! Dieta, rimbursime, telefona, naftë e qira! Peleshi dhe Bardhi ‘kampionë’, s’mungojnë as çuditë
Kostoja për deputetët e Kuvendit gjatë muajit korrik rezulton të jetë mbi 707 mijë euro ose rreth 65 milionë lekë. Përveç pagës bruto që shkon për të gjithë ligjvënësit më shumë se 42 milionë lekë çdo muaj, e për secilin mesatarisht 300 000, deputetët kanë përfituar edhe rimbursime në vlerë 23 milionë. Shuma më e madhe e shpenzuar është për dieta për udhëtime brenda vendit, ku në total për muajin korrik janë harxhuar mbi 156 mijë euro. Listën në këtë kategori e kryeson kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, të cilit i janë kthyer pas rreth 2000 euro. Më pas vendin e dytë e mban kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi me 1900 euro, teksa vlera më e shpeshtë shënohet të jetë rreth 1500...
Burimi:
javanews.al