INVESTIGIMI/ Erald Kapri dhe italiania Ghisleri fabrikuan sondazhin me paratë e BE, nxorën Shehajn politikanin më të besueshëm! Zgjedhjet konfirmuan mashtrimin

INVESTIGIMI/ Erald Kapri dhe italiania Ghisleri fabrikuan sondazhin me paratë e BE, nxorën Shehajn politikanin më të besueshëm! Zgjedhjet konfirmuan mashtrimin

Katër muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025, Erald Kapri, Agron Shehaj dhe fallxhorja italiane Alessandra Paola Ghisleri, ‘fabrikuan’ një sondazh, duke shpallur Gonen si politikanin më të besueshëm në Shqipëri, me qëllim për të ndikuar votuesit përmes mashtrimit dhe keqpërdorimit të besimit dhe fondeve të agjencive evropiane. Si mekanizëm për sondazhin e rremë u përdor media Ditari i Erald Kaprit, financuar nga Fondi Evropian për Demokraci, krijuar në vitin 2013 nga Bashkimi Evropian. Për t’a bërë më të besueshëm sondazhin e fabrikuar, Kapri, si Sanço Panço i Shehajt, ka futur në lojë edhe fallxhoren italiane, Alessandra Paola Ghisleri, drejtoreshë e institutit italian të sondazheve Euromedia Research, që njihet për sondazhe të rreme në Shqipëri prej vitesh dhe ‘testime me porosi’. Ka dyshime të...