Diskriminimi për qytetarët e thjeshtë, jepen 300 kredi me 0% interes për patronazhistët e administratës
Në një kohë kur mijëra familje shqiptare përballen çdo ditë me rritjen marramendëse të çmimeve të pasurive të paluajtshme dhe normat e larta të interesave bankare, qeveria ka vendosur të preferojë sërish me para publike “të përzgjedhurit” e saj. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, njoftoi hapjen e thirrjes për 300 kredi të lehtësuara me 0% interes për blerje banese, të destinuara ekskluzivisht për punonjësit e administratës publike. Thirrja hapet më 27 gusht dhe do të qëndrojë e hapur deri më 25 shtator. Sipas skemës së njoftuar, financimi do të bëhet sipas çmimeve të referencës, ndërsa sipërfaqja e banesës do të llogaritet mbi bazën e certifikatës familjare. Kuotat janë ndarë mes pesë institucioneve: Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Arsimit dhe Ministria...
Burimi:
gijotina.com