Vlorë/ Zjarri përfshin malin e Shashicës mbi Kaninë, era e fortë rrezikon përhapjen e flakëve drejt stanëve
Një vatër zjarri është konstatuar mbrëmjen e sotme në malin e Shashicës, mbi fshatin Kaninë. Terreni i thepisur malor po e vështirëson ndjeshëm operacionin. Situatën e rëndon edhe era e fortë që po fryn në këto momente, duke favorizuar përhapjen e zjarrit në zonë. Në malin e Shashicës ka kryesisht shkurre, ndërsa në territor ndodhen edhe disa stane me bagëti. Prania e tyre ka shtuar shqetësimin për sigurinë dhe përhapjen e flakëve. Forcat zjarrfikëse vijojnë përpjekjet për të lokalizuar dhe neutralizuar vatrën e zjarrit.
Burimi:
syri.net